Bledi Çuçi: Nuk ka zgjedhje të parakohshme

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi foli për situatën politike në Partinë Socialiste dhe reformën në drejtësi. Gjatë një interviste Çuçi tha se “kush ka punë me drejtësinë, do të merret me drejtësinë”.

PS që nga kryetari e deri të zyrtari i fundit ka deklaruar që kush ka punë me drejtësinë do merret me drejtësinë, ne nuk bëhemi mburojë. Jemi partia e vetme që kemi një qëndrim kaq të qartë në lidhje me këtë çështje. Për PS ka qenë i qartë, ne jemi themeluesit e kësaj drejtësie të re, jemi forca politikë që e kemi themeluar. Nëse ka një gjë të qartë te opinioni publik është qëndrimi i PS-së me drejtësinë e re që ka ende nevojë për t’u rritur”, u shpreh Çuçi.

Kreu i Grupit të PS theksoi gjithashtu se s’ka asnjë arsye që të shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Nuk ka asnjë arsye apo frikë që të ketë zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Çuçi.

“Në lidhje me SPAK, PS është treguar shumë e qartë. Ne jemi partia më e madhe më e strukturuara më e konsoliduar, edhe në rajon PS e Shqipërisë është më e organizuara. Dhe është normale që një vit përpara zgjedhjeve të fillojmë organizimin kapilar dhe nuk ka të bëjë me një frikë apo paramendim për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Nuk është alarm, po të na keni ndjekur ndër vite gjithmonë e kemi bërë. Në çdo zgjedhje qoftë vendore apo qendrore, një vit përpara fillojmë organizmin e partisë që makinerinë tonë ta bëjmë gati për fushatën e radhës. Nuk ka asgjë të bërë ndryshe. Duhet të merret në konsideratë që një vit para zgjedhjeve numri që abstenon është shumë i madh”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS në Real Story.

Lajmet Bledi Çuçi: Nuk ka zgjedhje të parakohshme >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>