“Black out-i”/ Kush i fiku dritat të premten? Kreu i ERE pa përgjigje, ngre supet para deputetëve

Drejtori i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, tha se ende nuk dihet se çfarë për blackout e energjisë elektrike më 21 qershor të këtij viti.  

Ahmeti thekson se përgjigja do mund të merret vetëm pas hetimeve të plota.

“Është një situatë e vështirë në të gjithë rajonin. Defektet në linjat 400 kilovolt nuk para ndodhin dhe duan një analizë serioze. Ne presim analizën e këtij fenomeni, nuk është se ndodhi vetëm tek ne por edhe në fqinjët tanë. Ka qenë një defekt që ka ndodhur përpara me Malin e Zi dhe më pas me Greqinë. Aktualisht institucionet janë duke analizuar fenomenin sepse ende nuk dihet se pse ndodhi. Ju garantoj se nuk mund të jetë një problem i brendshëm që ndikon linjat e vendit. Presim raportin e ekspertëve të BE për këtë defekt. Ne sot morëm një informacion që brenda një kohe të shkurtër u vendos në punë sistemi shqiptar. Analiza do të na vë në dispozicion edhe arsyen se përse ndodhi kjo fikje e energjisë. Është çështje sensitive, prandaj duhet të presim e analizës”,-tha ai.

“Defektet në linjat 400 kilovolt nuk para ndodhin dhe duan një analizë serioze. Ka qenë një defekt që ka ndodhur përpara me Malin e Zi dhe më pas me Greqinë. Aktualisht institucionet janë duke analizuar fenomenin sepse ende nuk dihet se pse ndodhi.

Avaria erdhi nga linja e interkonjeksionit  me Greqinë që pasoi efekt zinxhir në të gjithë vendin tonë”-shtoi Ahmeti.

Lajmet “Black out-i”/ Kush i fiku dritat të premten? Kreu i ERE pa përgjigje, ngre supet para deputetëve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>