Bislimi udhëton për në ShBA, takohet me kongresmenë dhe përfaqësues të FMN-së

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bislimi bëhet e ditur se do të zhvillojë takime me kongresmenë, përfaqësues të FMN-së e Bankës Botërore.

“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit atje, zëvendëskryeministri do të zhvillojë takime me kongresmenë amerikanë, përfaqësues të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe do të bashkëbisedojë ndër të tjera edhe me drejtoren për çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, Colleen Hyland”.

“Pjesë e agjendës do të jenë dhe takimi me ambasadorin Michael Carpenter, i cili shërben si drejtor i lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do të marrë pjesë në një tryezë diskutimi në John Hopkins School of Advanced International Studies, SAIS”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker