Bislimi shkon në Shtëpinë e Bardhë, jep detaje për takimet që zhvilloi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka bërë të ditur se ka zhvilluar disa takime atje, përfshirë ato në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin Amerikan të Shtetit.
“Në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë, u takuam edhe me Drejtoren për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore, Colleen Hyland dhe Drejtorin e lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të administratës Biden, ambasadori Michael Carpenter”, ka shkruar Bislimi në Facebook.Më tutje, ai bën të ditur se mori pjesë edhe në ngjarjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë dhe 80-vjetorit të çlirimit të Republikës së Shqipërisë, ku u takova me Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Ballkanin Perëndimor nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof, ambasadorë, diplomatë dhe diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.