Bislimi: Sfidat që i shfaqen Kosovës drejt rrugës në BE-së janë më shumë të jashtme sesa të brendshme

Në ditën e dytë të qëndrimit në Athinë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në një panel diskutimi në Greqi për Ballkanin Perëndimor dhe rrugën e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian tha se Kosova ka shfaqur maturi e përgatitje në këtë proces.

I pyetur në këtë panel se sa është reale mundësia e anëtarësimit në BE deri në vitin 2030, zëvendëskryeministri theksoi se duhet të ketë një proces të standardizuar të vlerësimit për të gjithë rajonin, në lidhje me zbatimin e reformave dhe rrugën përpara drejt BE-së.

Por, Bislimi tha se në rastin e Kosovës, sfidat që shfaqen janë më shumë të jashtme sesa që burojnë nga brenda vendit.

“Vendi ynë vijon të mbetet i përkushtuar në zbatimin e reformave dhe arritjen e standardeve europiane”.

Duke folur për rëndësinë gjeostrategjike të rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe rëndësinë e zgjerimit, Bislimi tha se me procesin e liberalizimit të vizave tashmë të kompletuar e të arritur, Kosova vijon punën në trajektoret e tjera po aq të rëndësishme për vendin dhe veçanërisht rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Republika e Kosovës ka shfaqur maturi e përgatitje në këtë proces, duke analizuar dhe sektorët e fushat përmes së cilave edhe më së shumti dëshmojmë që jemi gati, kemi avancuar e shënuar progres të shpejtë dhe meritojmë hapa konkretë tutje”.

Tema e diskutimit të këtij paneli ishte “Ballkani Perëndimor dhe Zgjerimi i BE-së 2030- Ëndërr apo Realitet?” ku Bislimi ishte bashkë me homologë nga rajoni e po ashtu dhe përfaqësues nga Sllovenia, Sekretari i Shtetit për çështje Evropiane, Marko Stucin dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Greqisë, Alexandra Papadopolou, siç njofton Zyra e Kryeministrit.

“Kjo ngjarje u organizua nga Eliamep, në bashkëpunim me Forumin Strategjik të Bledit. Pas panelit të diskutimit, u organizua një pritje në margjina të eventit, e ku me ftesë nga ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Georgios Gerapetritis, zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë bashkë dhe me personalitetet e tjera nga ngjarja dhe paneli”, thuhet në fund të njoftimit.

Lajmet Bislimi: Sfidat që i shfaqen Kosovës drejt rrugës në BE-së janë më shumë të jashtme sesa të brendshme >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>