Bislimi: Progresi i integrimit evropian të Kosovës, nuk ka qenë asnjëherë më i madh sesa tash
Zëvendëskryeministri Bislim Bislimi, ka thënë se ajo që nuk realizohej për më shumë se një dekadë, u jetësua brenda mandatit tonë qeverisës Kurti.
Sipas tij, Progresi në procesin e integrimit evropian të Kosovës, nuk ka qenë asnjëherë më parë më i madh sesa tash.
“Përtej nivelit të lartë të zbatimit të reformave dhe avancimit në agjendën e tyre, në përmbajtje të saj kanë qenë dhe reforma të cilat nuk zbatoheshin me vite. Kjo, konstatohej si pikë negative apo pengese edhe në vetë raportet e mëparshme të Komisionit Evropian”, ka shkruar Bislimi në Facebook./21Media