Bislimi: Nuk ka më kompromise, jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, është pyetur në konferencën për media rreth vlerësimeve në raportimin e progresit se Kosova duhet të bëjë kompromise në dialogun me Serbinë.
Këtë shefi i zyrës së BE-së e ka komentuar duke thënë së duhen të zbatohen Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit ndërsa Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë së faza e kompromiseve ka përfunduar.
“Ne nuk jemi më në fazën e negocimit në Bruksel. Ne jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve. Nuk ka më kompromise në negocim. Kompromiset kanë përfunduar. Jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve, ku Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohen pa vonesa dhe pa parakushte”, ka thënë Bislimi.
Ndryshe, Bislimi ka konfirmuar se takimi i kryenegociatorëve do të mbahet më 16 nëntor në Bruksel.
Lajmet Bislimi: Nuk ka më kompromise, jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve >> Rahoveci INFO.