Bislimi: Kosovës iu bë padrejtësi, ndaj Serbisë s’u mor asnjë masë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka vlerësuar padrejtësi shtesë ndaj Kosovës, ka qenë mos vendosja e masave ndaj Serbisë.

“Ne shpresojmë që asnjë vendim nuk do të ngrit zanin që më i kundërshtu masat, për arsye se nuk ka pas një vend që është kundër heqjes së masave, ka pas dy-tre shtete të cilat kanë preferuar heqje graduale të masave në dy shkallë, por jo që ka pas të tillë të cilët kanë qenë kundër heqjes së masave, por shumica absolute e vendeve besohet se vendosja e masave ndaj Kosovës ka qenë e padrejtë mos vendosja e masave ndaj Serbisë ka qenë padrejtësia shtesë”, tha Bislimi, pas raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane.

Ndërsa, i pyetur nëse heqja themelimi i Asociacionit është kusht për heqjen e masave, Bislimi, ka thënë se kjo nuk është kërkuar nga Borrelli.

“Masat janë shumë të specifikuar dhe të caktuara, deklarata e zotit Borrell e datës 3 qershor, aty nuk përmendet Asociacioni”, tha Bislimi.

Zëvendëskryeministri ka thënë se jo të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, i shtyjnë përpara interesat e Kosovës, apo edhe vet BE-së.

“Ka interesa të ndryshme të vendeve anëtare jo të gjitha i shtyjnë përpara interesat e BE-së edhe të Kosovës por ka edhe të atillë që i favorizojnë disa kërkesa të Serbisë meqenëse i besojnë se në këtë mënyrë mund ta dorëheqin Serbinë drejt perëndimit por ky nuk është misioni jonë ne i gëzohem sa herë Serbia merr vendime që e çojnë atë drejt perëndimit por nuk është misioni jonë që ta kryjmë këta”, theksoi ai.

Duke folur për dialogun me Serbinë, Bislimi ka thënë se shteti fqinjë është ai që është treguar destruktiv, e jo Kosova.

“Nuk e di, kjo nuk është bërë asnjëherë prej Kosovës është bërë nga destruktiviteti i Serbisë për arsye se Serbia në vazhdimësi e ka kundërshtuar zbatimin e marrëveshjes bazike duke pretenduar që nuk ka marrëveshje bazike tash situata është e komplikuar për arsye se si parakusht edhe për disbursimin e pjesës së parë nga fondi i rritjes apo grup plan që pritet të bëhet në korrik është një vlerësim i zotit Lajcak për konstruktivitetin e palëve e ky konstruktiviete do të varet nga ato se në ç’masë palët e pranojnë edhe sekuencimin si fazë edhe Serbia do ta ketë sfidë, unë e pranoj që e kanë një plan të sekuencimit për një marrëveshje të cilën nuk e njoh se ekziston do të thotë Serbia do të detyrohet ta pranojë se ka një marrëveshje për Kosovën dhe duhet ta zbatojë”, u shpreh numri dy i Qeverisë.

Lajmet Bislimi: Kosovës iu bë padrejtësi, ndaj Serbisë s’u mor asnjë masë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>