Biserko: BE-ja ishte më përkrahëse ndaj Serbisë, ndërsa Kosovën e sanksionoi

Aktivistja për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko ka thënë që nuk ka shumë pritshmëri nga takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

“Në fakt nuk pres shumë nga ky takim sepse 9 muajt e fundit e kanë dëshmuar se Serbia nuk është shumë e interesuar në zbatimin e marrëveshjeve, ata kanë arsyet e tyre sepse besojnë që konfliktet ndërkombëtare janë të luhatshme dhe mund të ndryshojnë dhe në këto ndryshime mund të sjellin në dobi të aspiratave të tyre jo vetëm në këtë por në tërë rajonin,” ka thënë Biserko, në intervistë për Dukagjini.

Biserko thotë se ky takim është thirrur nga Josep Borrell pasi sipas saj ai dëshiron të kap momentumin, teksa shton se Bashkimi Evropian deri më tash ka qenë më përkrahës për Serbinë se sa për Kosovën.

“Mund të jem e gabuar, por nuk pres shumë nga ky takim shpresoj të jetë një vazhdimësi jo vetëm gjërat praktike por të cilat do të sillnin kosovën në një nivel të barabartë me Serbinë, sepse deri më tani BE-ja ka qenë më përkrahëse për Serbinë duke sanksionuar Kosovën se nuk e ka bërë këtë ose atë.”

Ajo shpreson që do të jetë një qasje më e barabartë mes dy vendeve pasi shton se Serbia vetëm po “blen kohë” e nuk ka koncentrim në dialogun Kosovë-Serbi.

“Shpresoj të jëtë një qasje më e barabartë, sepse në të vërtëtë Serbia nuk është vërtetë e koncentruar në dialog dhe vetëm është duke blerë kohë, sepse në të vërtetë nuk merakosen shumë nëse Kosova arrin suksese në sovranitetin e saj në tërë territorin dhe kjo duhet të ndryshojë sepse edhe komuniteti serb në kosovë ndihen si të braktisur dhe janë të frustruar duke pritur,” shtoi Biserko.

Në një konferencë për media Josep Borrell të hënën ishte më konkret, pasi ai kërkoi nga Serbia të jetë më konstruktive dhe kërkoi largimin e masave ndaj Kosovës që kanë qenë të vendosura nga Bashkimi Evropian (BE).

Biserko poashtu thotë se qytetarët serb në Kosovë janë braktisur nga Serbia e këtë e quajti si fakt frustrues për serbët.

Ndërsa, shtoi se fakti që Serbia pengoi votimin e Kosovës për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës është habi pasi edhe serbët në Kosovë do të kishin mundësi që të adresonin problemet e tyre.

“Mund të them se Serbia i ka braktisur qytetarët e saj në Kosovë duke i larguar ata nga Institucionet e Kosovës duke mos i lejuar ata të marrin pjesë në referendumin për kryetarët ata janë jashtë sistemit, ky është një fakt shumë frustrues për serbët sepse të gjithë ne po presim dicka tjetër dhe nuk mendoj se në këtë moment Serbia është e gatshme të ndryshojë dicka dhe ne vazhdimisht e kritikojmë Kosovën për këtë, nuk po them se nuk ka problem edhe nga pala kosovare, mendoj ata duhet të jenë më të kuptueshëm për palën kosovare dhe jam e befasuar se si ata tentuan dhe penguan votimin e Kosovës për të qenë pjesë e KiE sepse kjo do të ishte një mundësi që edhe serbët në Kosovë të adresojnë problemet e tyre,” deklaroi Biserko.

Lajmet Biserko: BE-ja ishte më përkrahëse ndaj Serbisë, ndërsa Kosovën e sanksionoi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>