BIK iu drejtohet imamëve dhe besimtarëve: Kujdes nga persona joinstitucionalë me agjenda të dyshimta

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) përmes një qarkoreje u ka kërkuar të gjithë imamëve të xhamive të Kosovës t’u kërkohet besimtarëve që të jenë shumë të kujdesshëm se nga kush po informohen dhe të kenë kujdes nga persona joinstitucionalë me agjenda të dyshimta e të dëmshme për fenë dhe kombin.

“Si myslimanë që jemi, kemi obligim fetar që të jemi shumë të kujdesshëm se nga kush po informohemi dhe prej kujt po i marrim njohuritë tona. Bëjmë thirrje që të kemi kujdes edhe nga disa të vetëquajtur imamë, persona jashtinstitucionalë, të cilët nuk kanë as njohuri fetare, e as dinjitet njerëzor e kombëtar, për më tepër kanë agjenda të dyshimta e të dëmshme për fenë tonë të pastër, për vendin dhe kombin tonë”, thuhet ne këtë qarkore, të cilën e ka parë EO.

“Të dashur besimtarë! Në kohën kur bota ballafaqohet me sfida të shumta, lutemi për paqe mes gjithë popujve të botës, pa dallim. Lutemi për ndalje të të gjitha luftërave e konflikteve në botë, dhe njëkohësisht ju bëjmë thirrje gjithë besimtarëve tanë si në vend ashtu edhe në mërgatë që, në këto kohë krizash e sfidash për vendin e botën, të jenë të matur, të kenë kujdes mos të bien pre e provokimeve e nxitjeve, me qëllim që të ruajmë unitetin tonë e të punojmë në të mirë të fesë, vendit e kombit”, thuhet në qarkore.

Lajmet BIK iu drejtohet imamëve dhe besimtarëve: Kujdes nga persona joinstitucionalë me agjenda të dyshimta >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>