Bie miti i Dubait? Bosët e krimit drejt ekstradimit në Shqipëri

Shqipëria, për herë të parë ka shanse reale për ekstradimin drejt Tiranës të të shumëkërkuarve që arrestohen në Dubai.

I fundit i kapur atje, Julian Meçaj, në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në 2019, mund të ekstradohet në muajt në vijim nga njëri prej vendeve që konsiderohet ndër më të vështirët në botë për ujdi të tilla.

“I është dorëzuar Emiratave të Bashkuara marrëveshja që do të mundësojë ekstradimet. Shpresoj të kemi mundësi të nënshkruajmë një marrëveshje që të bëhet e mundur që çdo person i kërkuar nga drejtësia shqiptare të arrestohet dhe ekstradohet. Falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dabi kemi arritur të identifikojmë dhe ndalojmë një person të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptar“- tha dy ditë më parë ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Në rast të ekstradimit të Meçajt, bie miti i Dubait, i cili është kthyer në kupolën e strehimit të shqiptarëve të krimit.

Për ministrin e Brendshëm Taulant Balla, të gjithë vendet e botës janë tashmë të aksesueshëm nga Policia e Shtetit.

Autoritetet shqiptare pritet të nisin në Dubai të gjitha provat në ngarkim të Julian Meçajt, me synim bindjen e autoriteteve gjyqësore atje për ekstradim.

SPAK, mundi të zbardhë atentatin ndaj Arjan Ndojës, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku, pas mbërritjes nga Franca të komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, ku ishin përgatitur edhe disa vrasje të tjera.

Për ngjarjen në kërkim vijon të jetë edhe Plaurent Dervishaj, i cili po ashtu dyshohet se fshihet në Dubai.

Lajmet Bie miti i Dubait? Bosët e krimit drejt ekstradimit në Shqipëri >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>