Bie kënaqshmëria ndaj punës së Kryeministrit nga 52.6 për qind në 44.9 për qind për gjashtë muaj

Kënaqshmëria ndaj punës së Kryeministrit bie nga 52.6 për qind në 44.9 për qind për gjashtë muaj.

UNDP-ja, programi në Kosovë, ka publikuar raportin “Përmbledhja e Pulsit Publik XXIII” nga i cili rezulton se ka një rënie të kënaqshmërisë së qytetarëve me performancën e qeverisë, por edhe me atë të legjislativit dhe gjyqësorit.

Sipas këtij raporti, ka një rënie prej 7.7 pikë të përqindjes së kënaqshmërisë për performancën e kryeministrit për një periudhë gjashtëmujore, ndërkaq edhe për performancën e qeverisë ka rënie prej 6.2 pikë të përqindjes.

“Në anketën e opinionit tetor-nëntor 2022, niveli i kënaqshmërisë me performancën e kabinetit ekzekutiv kapi vlerën prej 41%, një rënie për 6.2 pikë përqindjeje nga anketa e prillit 2022 kur ishte 47.2%. Niveli i kënaqshmërisë me punën e Kryeministrit kapi vlerën prej 44.9%, një rënie për 7.7 pikë përqindje nga prilli 2022 kur ishte 52.6%”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në raportin me anketën e majit të vitit 2021, kënaqshmëria ndaj performancës së kryeministrit Albin Kurti ishte 59.50%, kurse e performancës së ekzekutivit 59.10%.

Gjithsej kanë qenë një mijë e 306 të anketuar nga data 21 tetor deri më 3 nëntor 2022 në gjithë territorin e Kosovës, me numër të barabartë të meshkujve dhe femrave dhe grupeve etnike që jetojnë në Kosovë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!