Biden: Në Ballkan me NATO-n ndalëm spastrimin etnik

Gjatë një fjalimi në Washington për nder të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, Presidenti amerikan, Joe Biden iu drejtua udhëheqësve të vendeve të NATO-s ku foli për unitetin e aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë.

Biden tha se NATO është aleanca më e madhe e më efektive në historinë e botës.

Ai përmendi ndërhyrjen e forcës ushtarake për të ndalur luftrat në Ballkan.

“Kur shpërtheu lufta në Ballkan, ne ndërhymë për ta rivendosur paqen dhe për ta ndalur spastrimin etnik”, tha Biden para Sekretarit të Përgjithshëm, liderëve të vendeve të NATO-s, ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes, përfaqësuesve nga vendet partnere e të Bashkimit Europian dhe anëtarëve të Kongresit në Samitin e NATO-s.

Ndër tjera Biden tha se NATO evoluoi strategjitë për t’u përballur me kërcënime e duke e rritur efektivitetin.

Ai theksoi se “karakteri i NATO-s është thelbësisht demokratik, gjithmonë ka qenë dhe duhet të vazhdojë të jetë gjithmonë”.

Lajmet Biden: Në Ballkan me NATO-n ndalëm spastrimin etnik >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>