Biden: Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtuar për t’i dhënë fund konfliktit mes vete.
“Sot, kam një lajm të mirë për të raportuar nga Lindja e Mesme. Kam folur me kryeministrat e Libanit dhe Izraelit. Dhe kam kënaqësinë të njoftoj:
Ata kanë pranuar propozimin e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund konfliktit shkatërrues midis Izraelit dhe Hezbollahut”, ka shkruan Biden në Facebook. /21Media