Biden: Hezitoj të përgjigjem çdo gjë që thotë presidenti i Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, shfaqi skepticizëm lidhur me armëpushimin në Ukrainë.

Ai tha se heziton të përgjigjet për çdo gjë që thotë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Biden theksoi para gazetarëve se Putin po mundohet të sigurojë pak oksigjen, shkruan CNN.

“Unë hezitoj t’i përgjigjem çdo gjëje që thotë Putini. Më dukej interesante. Ai ishte gati të bombardonte spitalet, çerdhet dhe kishat në 25 dhe Vitin e Ri”, tha Biden.

“Dua të them, unë mendoj se ai po përpiqet të sigurojë pak oksigjen”, theksoi ai.

Kreu i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, të vendos një armëpushim prej 36 orësh në Ukrainë.

Kjo për shkak të Krishtlindjeve Ortodokse.

Në njoftimin e Kremlinit thuhet se armëpushimi do të zgjas nga 6 janari deri në mesnatën e 7 janarit, për të kremtuar këtë festë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!