Biden e ndihmon zonjën e Shtëpisë së Bardhë me zbukurimin e bredhit, i uron besimtarët

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë festën e Krishtlindjeve.Biden ka shpërndarë në Twitter një foto familjare nga momenti kur ndihmon të zonjën e Shtëpisë së Bradhë, Jill Biden, në përpilimet e fundit për dekorimin e bredhit të Krishtlindjes.

“Vetëm disa prekje përfundimtare! Shpresojmë që ju dhe të dashurit tuaj të kaloni një natë të mrekullueshme Krishtlindjesh”, ka shkruar Biden në Twitter.

LEXO EDHE KETE

Traditat më të mira të Krishtlindjeve nga e gjithë bota

Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, datën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Ceremonia e celebrimit të Lindjes së birit të Zotit është për të krishterët një moment i veçantë, që shoqërohet me shumë urime për paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve.

Ndërsa sot në mëngjes në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është mbajtur mesha e shenjtë e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët ortodoksë e katolikë, Krishtlindja mbetet festa më popullore mes të krishterëve.

Në këtë ditë drekat familjare dhe shkëmbimi i dhuratave është një ndër elementët më të bukur. Në traditën e krishterë, kjo ditë simbolizon lindjen e Krishtit në Betlehem nga e shenjta Mari.
Shumica e botës së krishterë e feston Krishtlindjen në 25 dhjetor, ndërsa disa kisha ortodoske lindore e festojnë Krishlindjen në 6 dhe në 7 janar, pasi ndjekin kalendarin Julian./Rahoveci.info.info/

Lajmet Biden e ndihmon zonjën e Shtëpisë së Bardhë me zbukurimin e bredhit, i uron besimtarët >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!