Bexheti: S’do të ketë bojkot të zgjedhjeve lokale / Por shqetësimi për Ligjin për gjuhët është në nivel të lartë

Nuk kemi paralajmëruar asnjë bojkot, ne gjithmonë jemi të gatshëm për zgjedhje. Këtë në intervistë për REL e tha sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti me çka reteroi nga qëndrimi fillestar nga eksponentë të partisë se nuk do të mund të ketë zgjedhje lokale në kushte kur shqiptarët po degradohen. Njëkohësisht e ngritën çështjen për ligjin për gjuhët për çka paralajmëruan mundësi për krizë të thellë politike.

“Fakti është se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare për të dalë nga kjo situatë në të cilën nuk respektohet legjitimiteti i bashkësisë së dytë etnike në vend. Sa u përket paralajmërimeve për Ligjin për gjuhët, po, është e vërtetë, sepse kemi pasur takime me qytetarët. Dhe nëse ndjekim të gjitha pyetjet dhe të gjitha komentet, shqetësimi rreth kësaj çështjeje shumë të ndjeshme është në nivelin më të lartë”, tha Blerim Bexheti nga BDI.

Këto ditë për paralajmërimet për krizë politike foli edhe zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti.

“Mendoj që kanë kriz të thellë si BDI. Kriz për shkak të platformës, programit, vizionit dhe duke u munduar me lajme gjysmë të vërteta të rrejshme vazhdimisht çdo ditë mundohen të krijojnë tension mirëpo qytetarët kanëfilluar ta kuptojnë atë që e thotë BDI është e pavërtet dhe mendoj që është koha ti kthehen vetvetes, ta reformojnë vetveten dhe të jenë konkurent përndyshe nuk do të jenë konkurent në skenën politike dhe nuk kanë atëherë pse dalin në zgjedhjet e ardhëshme locale apo parlamentare”, tha Izet Mexhiti nga VLEN.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në takimet me qytetarët thërret për zgjedhje të parakohshme parlamentare në tetor bashkë me ato lokalet dhe kërkon që VLEN të dalë nga qeveria. Ai në disa nga tubimet partiake tha se bëhet degradim i shqiptarëve por edhe gjuhës shqipe me çka paralajmëroi krizë të mundshme politike.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker