Besnik Berisha zgjidhet kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës

Oda e Avokatëve të Kosovës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Zgjedhor të saj, zgjodhi Kryetarin, Nënkryetarin dhe anëtarët në organet tjera.

Me 40 vota të delegatëve në krye të OAK-së u zgjodh avokati, Besnik Berisha, i cili la pas vetes kundërkandidatët e tij, Behar Ejupi që mori 16 vota, Nasuf Hasani 7 vota dhe Yll Zekaj 18 vota, raporton Sinjali.

Avokati Berisha tha se puna e tij si kryetar i Odës do të fokusohet në tri shtylla, dinjitet, zhvillim dhe disiplinë.

Sipas tij, çdo cent që do të shpenzohet do të bëhet në mënyrë transparente.

Në votim kanë marrë pjesë 83 delegatë, të cilët janë të pranishëm në këtë Kuvend Zgjedhor.

Lajmet Besnik Berisha zgjidhet kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>