Besian Mustafa i LDK-së bëhet baba për herë të parë
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa është bërë baba për herë të parë. Kjo u bë e ditur nga vet Besiana, i cili në rrjetet sociale ka shkruar disa fjalë zemre për ardhjen në jetë të djalit të tij.
Besiani dhe bashkëshortja e tij për djalin e tyre zgjodhën emrin, Gemi.
“Gemi i vogël na bëri prindër! Gem, kjo botë është përplot bukuri, aventura, ëndrra, emocione; përjetoje plotësisht! Me të tilla na mbush ti neve, nënës, mua dhe gjithë familjes. Gem, ti je i rrethuar nga njerëz që të duan, të mbajnë të sigurt e të lumtur. Gem, duaje botën dhe gjithçka në të. Duaji të gjithë njerëzit. Mbi të gjitha, duaji njerëzit e tu, kombin tënd, vendin tënd. Gem, gjyshi yt dha gjithçka, deri dhe jetën e tij, për njerëzit tonë, kombin tonë, vendin tonë. Ai sot të sheh nga lart, i buzëqeshur, më i lumtur se kurrë. Ti bart flakën tonë ndër shekuj, bir, ndër mijëvjeçarë. Ndjek rrugën e zemrës dhe mendjes së gjyshit, bir, jo të fatit të tij. Gem, fillo tash aventurën tënde. Bëje epike, bir!”, ka shkruar Mustafa./21Media