Besa Kokdhima pas vrasjes së miturit: Largojini fëmijët nga Tik-Tok-u, Snapchat-i…

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Besa Kokdhima është deklaruar për rastin tragjik në Shqipëri, vrasjen e të riut Martin Cani.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka listuar disa mendime.

Ndër të tjera, ajo ka potencuar largimin e fëmijëve nga rrjetet sociale, duke përmendur Tik-Tokun dhe SnapChat-in.

Postim i plotë:

Lajmi i kobshëm i vrasjes se 14 vjeçarit Martin Cani, bëhet akoma më tragjik nga rrethanat dhe autorët. Vrarë nga bashkëmoshatarët e tij, disa metra larg shkollës së tij me një thikë që përket në skenare filmash horror. Kjo ngjarje nuk harrohet lehtë nga mendja e çdokujt dhe nuk tejkalohet kurrë nga familja fatkeqe. Kjo histori pashmangshmërisht lyp një analizë të hollësishme, për të nxjerrë konkluzione të domosdoshme për arsyet që shpunë deri këtu dhe si mund të parandalohen e korigjohen. Ky diskurs duhet bërë nga shumë profesionistë të fushave të ndryshme dhe të bëhen ndryshime të menjëhershme. Unë po ndaj me ju mendimet e mia, ju si mendoni? Çfarë tjetër duhet konsideruar?

1. A duhen minorët/autorët e kësaj vrasje makabre gjykuar si të rritur? Ka plot raste në botë kur minorët përfshihen në krime të dhunshme, ku prokuroria kërkon gjykim si të rritur. Vrasja është vrasje.

2. Largoni fëmijët nënmoshë nga rrjetet sociale / Tik-Tok, Snapchat etj. Rrjetet sociale janë tepër të RREZIKSHME për femijët! Flisni, qëndroni, ndërveproni me fëmijët tuaj!

3. Disiplinoni fëmijët tuaj e bashkëpunoni me mësuesit e tyre dhe jo të bashkëpunoni me fëmijët tuaj për të disiplinuar mësuesit dhe cënuar autoritetin e tyre. Gjithnjë në balanca të shëndetshme. Vërehet një zerim i autoritetit të mësuesit, gati gati në cënim të tyre nga fëmijët, kjo me mbështetjen direkte apo indirekte të prindërve të tyre.

4. MËSOJINI FËMIJËVE TUAJ DASHURINE DHE RESPEKTIN PËR JETËN! Mësojini rëndësinë sublime të jetës! Respektin për jetën e njerëzve, të kafshëve, të bimëve. Monitoroni sjelljen e fëmijës tuaj. Monitoroni nëse keqtrajtojnë kafshë, është shenja e parë e shtrembërimit dhe ushqimimit të mendjes kriminale ku duhet ndërhyrë menjëherë.

5. Fokus te fëmijet. EDUKONI. Kërkoni ndihmën e profesionistëve. Bashkëpunoni me stafet pedagogjike.

Prehje në paqe vogëlush

Qeveria shqiptare në dilemë për mbylljen e TikTok-ut dhe SnapChat-it

 

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker