Bes Kallaku rrëfehet pas gati dy vitesh: Intervista e parë televizive këtë të diel në “Ftohtë e nxehtë”
Emisioni i shumëpëlqyer “FTOHTË E NXEHTË”, nën drejtimin e Granit Miftarit, këtë të diel, më 5 maj, vjen me një episod të veçantë, të xhiruar në Tiranë, në një nga ambientet më të bukura të kryeqytetit – Melody Rouge.
Në këtë edicion të jashtëzakonshëm, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë intervista ekskluzive, rrëfime të sinqerta dhe atmosferë urbane plot stil dhe energji.
Pas një mungese prej gati dy vitesh në intervista televizive, Bes Kallaku flet për herë të parë në një rrëfim të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, ku ndan të vërtetat e tij mbi gjithçka që është folur për të.
Në fokus të kësaj puntate është edhe këngëtarja Eli Malaj, e cila nuk ndalet së sjelli hite të reja dhe energji të fuqishme. Një artiste që po lë gjurmë në skenën muzikore shqiptare, Malaj vjen me shumëçka për të treguar – ndryshe, ekskluzivisht për “FTOHTË E NXEHTË”.
Krusita, me këngën e saj më të re sapo publikuar, flet për herë të parë në një televizion për projektin dhe tregon për risitë që do të vijnë shumë shpejt. Rrëfimi i saj i sinqertë dhe planet e afërta muzikore do të jenë pjesë e një interviste ndryshe.
Ndërkohë, Dejzo paralajmëron këngën e tij të radhës dhe ndan me publikun prapaskenat e punës së tij në muzikë.
Atmosferën e veçantë e kompleton mjeshtri i koktejeve Ilir Dushkaj, me përgatitjet më kreative dhe të shijshme të episodit.
“FTOHTË E NXEHTË” transmetohet këtë të diel, në ora 15:00, ekskluzivisht në Rahoveci INFO.
Më poshtë mund të ndiqni promon zyrtare të episodit: