Berisha: Veliaj e palosi Ramën për 35 minuta! Vetëm mosbindja civile është shpëtimi i Shqipërisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, pas arrestimeve nga SPAK të ish-drejtorëve të bashkisë së Tiranës.

Berisha thotë se Veliaj i përcolli Ramës mesazhe mafioze. Sipas tij, kryeministri pranoi t’i nënshtrohej kryetarit të bashkisë, duke heshtur përballë hetimeve dhe akuzave të SPAK për korrupsion.

“Jam dakord tha Edi Rama me fjalë dhe presje sepse Erion Veliaj e di se ku janë 130 milionë të fshehura të ndërmarrjes Rama-Veliaj. Sepse Erion Veliaj e di se si Edi Rama firmosi për 8 pikë për sipërmarrjen që nuk ekzistonte. Sepse Erion Veliaj e di se pse Edi Rama ndryshoi strategjinë e trajtimit të mbetjeve dhe kaloi në djegien e mbetjeve.

Pra, të dashur miq ju patë një pengmarrje absolute, reciproke. A e kuptoni pra se sa i fortë është Edi Rama kur për 35 minuta paloset nga Erion Veliaj? Ç’na mbetet ne? Çfarë dinte tjetër nga kodi i mafies? Erion dhe Ramë, Edvin jeni një. Dumanët le të merren me drejtorët dhe kundërshtarët tanë, me ne nuk guxojnë kurrë. Se ne u bëjmë atyre këtë dhe atë. Këto zhvillime të sotme tregojnë dhe njëherë se vetëm zemërimi juaj, se vetëm protesta juaj, se vetëm beteja juaj, mosbindja juaj civile është shpëtimi i Shqipërisë”, tha Berisha.

Lajmet Berisha: Veliaj e palosi Ramën për 35 minuta! Vetëm mosbindja civile është shpëtimi i Shqipërisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>