Berisha mbetet në “arrest shtëpie”, Apeli i GJKKO nuk e ndryshon masën e sigurisë

Ish-kryeministri Sali Berisha në hetim për dosjen e privatizimit të kompleksit sportiv ‘Partizani’, kërkoi sot ndryshim të masës së sigurisë arrest në shtëpi.

Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së, Ilirjana Olldashi shpalli vendimin për ish-kryeministrin, pasi seanca e djeshme u shty. Apeli i GJKKO-së vendosi mos ndryshimin e masës së arrestit, duke lënë në arrest shtëpie ish-kryeministrin.

Vendimi i Apelit të GJKKO-së

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B.,me objekt:

“Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”,dhe vendosi:

Miratimin e nr. 520, datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Reagimi i Avokatit

Në përfundim të seancës, avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj e cilësoi arrest politik, ndersa tha se beteja vazhdon. Gjokutaj u shpreh se qëllimi i një vendimi të tillë është izolimi i Berishës, ndërsa shtoi se hapi i radhës është rekursi në Gjykatën e Lartë.

Avokati tha se për gjykatën nuk ka rëndësi në Berisha është apo jo në shërbim të procesit, ndërsa shtoi se beteja vijon. “U dekriptua qëllimi politik i mbajtjes.

Nuk ka rëndësi nëse ish- kryeministri paraqitet apo është në dispozicion të hetimit. Qëllimi është që ai të izolohet. Gjykata nuk është shprehur gjithashtu mbi kërkesën për përjashtimin që kemi ankimuar. Beteja vazhdon”, tha ai.

Rekurset

Nga ana tjetër, dhendri i tij Jamarber Malltezi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën arrest shtëpie. Avokatët kërkojnë që Malltezi të mos ketë asnjë masë sigurie me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën prokuroria ka ngritur dyshimet. Malltezi pritet që sot në orën 10:00 të merret në pyetje nga SPAK.

Rekursi është dorëzuar një ditë më parë, 24 janar, ndërsa po në Gjykatën e Lartë ndodhet edhe rekursi i SPAK që kërkon kthimin e Malltezit në qeli.

Lajmet Berisha mbetet në “arrest shtëpie”, Apeli i GJKKO nuk e ndryshon masën e sigurisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>