​Berisha: Kurti gaboi kur i tha deputetëve nomadë

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se cilido mandatar që do t’i sigurojë 60 vota, ai do ta japë votën e 61-të, për të dalë nga situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, sipas Berishës termi “nomadë” i përdoruar nga Kurti është i papranueshëm, ndonëse sipas tij nuk iu është referuar vetë atij.

Berisha potencoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të mund të bëjë zgjidhjen situatës së bllokuar në Kuvendin e Kosovës.

“Termi nomadë për mua është tepër i papranueshëm. Nuk besoj se ka aluduar në mua, sepse unë votoj vazhdimisht. Ai ka thënë ata që nuk e votojnë. Megjithatë si term nuk është dashur të përdoret. Mendoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nëse nuk janë numrat do të bëjë zgjidhje sepse të njëjtit deputetë janë. Vota ime është e hapur. Ashtu siç kam votuar hapur, do të votojë në secilën formë. Mund ta bëjë publike votën time, sepse nuk ndryshoj…Le t’i bënë 60, i 61 jam unë. Nuk mund të flasë për të tjerët. Ai mandatar që i bënë 60, unë jam i 61. Për mua ka rëndësi shumë dalja nga kjo situatë”, tha Berisha. /kp

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker