Berisha: Kurti e ka sjellë situatën të ndodhë sulmi në Banjskë të Zveçanit

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka deklaruar se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit ka ndodhur për shkak të veprimeve të Kurtit.

“Albin Kurti e ka sjellë situatën të ndodhë sulmi në Banjskë”, ka thënë ai në Debat Plus.

Sipas tij, sulmi terrorist ishte skenar i realizuar në tavolinën e bisedimeve të negociatave në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

“Krejt çfarë kam thënë e di, e kam bërë analizën e Banjskës, edhe tash ka paralajmëruar Banjskën e tjetër që mund ta ketë Novebërda… apo diçka tjetër emrin. Ka qenë skenar komplet, skenar i katër njerëzve që ulën në tavolinën e negocimit të bisedimeve në Bruksel për Kosovën. E kam bërë këtë analizë vetë”, ka deklaruar Berisha në Debat Plus.

Analisti politik, Lirim Mehmetaj, ka thënë se këtu bëjnë pjesë Miroslav Lajçak, Josep Borrell dhe kryeministri Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Dhe më pas, deputeti Berisha ka deklaruar se këta njerëz, përfshirë ndërmjetësit evropianë, kanë dështuar në procesin e Kosovës.

Lajmet Berisha: Kurti e ka sjellë situatën të ndodhë sulmi në Banjskë të Zveçanit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>