Berisha kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, GJKKO shtyn për nesër gjyqin ndaj ish-kryeministrit

Avokatët e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjokaj nga rasti i tij.
Gjatë një deklarate për mediat, Genc Gjokutaj u shpreh se kanë kallëzuar në SPAK prokuroren për “shpërdorim detyre”, pasi sipas tyre, e ka nxjerrë masën e sigurisë në kundërshtim me ligjin.
Më herët, Sali Berisha tha se nuk do shkojë personalisht me pretendimin se gjykata ka shkelur Kushtetutën bashkë me prokurorinë, për sa koha i kanë nxjerrë atij një masë sigurie edhe pse mban mandatin e deputetit.
Sipas Top Channel, pak çaste më parë zyra e shtypit e GJKKO ka konfirmuar se seanca ndaj ish-kryeministrit nuk do të vijojë sot, por është shtyrë ditën e nesërme në orën 14:30, pasi mbrojtësit kërkuan kohë të njihen me aktet.
Nga ana tjetër zyra e shtypit e GJKKO ka mohuar që që të jetë paraqitur kërkesa për përjashtimin e gjyqtares, por thotë se verbalisht pala e Berishës ka parashtruar se do ta paraqesë një kërkesë të tillë. Deri në këto momente thotë GJKKO, nuk është regjistruar një kërkesë e tillë.