Berisha: I rikthehemi normalitetit në Kuvend nëse pranohen 3 kërkesat e opozitës

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë konferencës me gazetarët se opozita ka disa kushte për t’iu rikthyer seancave normale në Kuvend. Prej dy javësh, deputetët që mbështesin Sali Berishën dhe Gazment Bardhin kanë tentuar të pamundësojnë zhvillimin e seancave parlamentare dhe mbledhjet e komisioneve.

Për shkak të incidenteve të shkaktuara në sallën e Kuvendit, mjaft nga deputetët e opozitës janë përjashtuar nga seancat plenare. Një ditë më parë, deputetët e mazhorancës dhe opozitës ishin pranë konfrontimit pasi ligjvënësit e PD iu morën karriget kolegëve socialistë dhe i grumbulluan pranë foltores.

Një ditë më parë mazhoranca dha mesazhe bashkëpunimi duke ftuar opozitën që të ulen dhe të diskutojnë kërkesat e tyre. Ndërsa sot, ish-kryeministri Berisha tha se nëse plotësohen tre kërkesat, grupi parlamentar i PD angazhohet me seriozitetin më të madh në jetën parlamentare.

“Ne jemi seriozë në ato që themi. Kjo është betejë… Pse ne nuk kaluam në një protestë të përgjithshme? Ju garantoj se nëse plotësohen tre kërkesat, grupi parlamentar i PD angazhohet me seriozitetin më të madh në jetën parlamentare. Pra, të harrojë kush se ne kemi projekt për bojkotin e parlamentit, jo për djegien e mandatit, po as bojkotin e parlamentit. Se fare mirë mund të themi, kur t’i plotësoni kërkesat, do kthehemi. Jo, do jemi në parlament, do vazhdojmë të jemi në parlament. I plotësuat kërkesat, jeta në parlament zhvillohet sipas rregullave“, tha Berisha.

Kërkesat e opozitës për rikthimin e normalitetit në Kuvend janë:

Ngritja e komisioneve hetimore. Opozita ka kërkuar ngritjen e 8 komisioneve hetimore. Kërkesat janë rrëzuar të tëra nga mazhoranca.

Deputetët e Berishës dhe Bardhit kërkojnë përfaqësuesin e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore, largimin e Enkelejd Alibeajt dhe dërgimin e Oerd Bylykbashit si anëtar të këtij komisioni.

Dhe kërkesa e tretë e opozitës është njohja e Gazment Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD.

Lajmet Berisha: I rikthehemi normalitetit në Kuvend nëse pranohen 3 kërkesat e opozitës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>