Berat Buzhala: Për çka e thirri Prokuroria kokën e krimit të Klanit Zdravo?

Në një shtet ideal, në atë shtetin për të cilin angazhohet Albulena Haxhiu dhe Nana Parti përmes reformave në drejtësi (paska edhe pak rimë këtu) sot ndoshta do të ishin takuar prokurorët me Dejona Mihalin, por në kushte dhe rrethana të tjera.

E para, takimi do të ndodhte diku në podrumet e selisë së Lëvizjes Vetëvendosje, edhe atë, me ftesë të Dejonës. Në momentin që do të fillonte intervistimi – i prokurorëve – dosjen do ta kishte hapur Dejona, e jo prokurorët.

“Blerim (e ka fjalën për Blerim Isufajn), ti je punësuar në Prokurori me datën 23 shtator të vitit 2005, a je takuar atë pasdite në kafiterinë ‘Amarone’ në sheshin ‘Nënë Tereza’ me Nekibe Kelmendin dhe për çfarë keni biseduar konkretisht?”

Pak a shumë, kështu do të kishte filluar biseda, mandej ec e kujtohu ti se çka ke folë para 19 vitesh, pasdite. Pra, kjo është arsyeja pse Klani Zdravo i jep zor, qysh deklaronte edhe Ali Lajçi, i jep ‘vurmak’, që me Ligjin e tyre të Prokurorisë, prokurorët t’i caktojnë këta vetë, kurse Dejona të jetë shefja e tyre.

Sigurisht që partisë Nanë, nuk i pëlqen as klima juridike, as konfiguracioni i raporteve drejtësi-qeveri, ani pse në shtetin tonë, që prej vitit 2019, Lëvizja Vetëvendosje e ka nën kontroll. Kur po them shtetin, po mendoj për financat, po mendoj për tenderët. Mbi 80 përqind e tenderëve jepen në mënyrë njëburimore, kurse në majë të kësaj piramide qëndron Dejona.

Nuk bëj pjesë në mesin e atyre njerëzve, të cilët e shohin Dejonën si njeri i fuqishëm. Dejona ka fuqi aq sa i jep Albini. Kjo s’ka fuqi të veten. Kjo ka fuqi të bartur. Mirëpo, kjo është në maje të piramidës së tenderëve, të punësimeve, të linçimeve.

Albini i beson Dejonës, për një arsye. Nuk po e them me të keqe këtë, vetëm po e them realitetin. I beson Dejonës, sepse Dejona nuk ka familje këtu, e as nuk ka ambicie personale.

Është fikalli vetë në Kosovë, tash e 20 vite, ashtu qysh është edhe Albini. Nuk ka babë këtu, nuk ka nanë këtu, nuk ka burrë këtu, sa për atë punë grua, e nuk ka as fëmijë. Pra, nuk është e lidhur emocionalisht me vendin, por është e lidhur emocionalisht me pushtetin.

Edhe pse kurrë nuk ka dalë m’e kërku vota, kurrë nuk është emëruar në institucione qeveritare, ajo (Dejona) – sot është pyetur nga Prokuroria për rolin që e ka pasë në dallaveret në KEK, konkretisht rreth komunikimeve të saj me Nagip Krasniqin.

Kur ia kanë marrë telefonin Nagipit, në Ëhatsappin e tij, janë gjetë mesazhet e Dejonës, ku ajo – thuhet se ia ka tërheq vërejtjen Nagipit (Krasniqit) që të ketë kujdes në tenderë.

Pra, as nuk ka qenë ministre, as kryeministre, as shefe e prokurimit, asnjë send mbi këtë tokë, por megjithatë, ajo i shkruante Nagipit me plot autoritet lidhur me tenderët e KEK-ut.

Nëse kjo nuk do të ishte krim dhe qasje mafioze, atëherë, çka është? Me çfarë pushteti ka qenë e veshur kjo, që t’i thoshte Nagip Krasniqit: “kujdes”?

Me çfarë pushteti është e veshur kjo (Dejona Mihali), që ta caktojë Rilind Gërvallën drejtor në RTK? Me çfarë pushteti është e veshur kjo (Dejona Mihali) që t’ua dërgojë fjalimet e shkruara deputetëve?

Pra, ky është shteti i së drejtës, i reformave të Albulenës.

Sipas atij shteti, Dejona nuk do të ishte vetëm në majë të piramidës së tenderëve dhe punësimeve, por do të ishte në majë edhe të organeve të drejtësisë.

Në atë shtet, tavolina do të rrotullohej. Nuk do të shkonte Muhameti te Kodra, por Kodra do të shkonte te Muhameti.

Nuk do të shkonte Dejona të Prokuroria, por Prokoruria do të shkonte te Dejona.

Kujdes: Më 9 shkurt, ky skenar mund të bëhet realitet. Mbledhini mendët ju që ende e keni një trohë integritet. Shtetin e ruan balanci dhe kontrolli.

Lajmet Berat Buzhala: Për çka e thirri Prokuroria kokën e krimit të Klanit Zdravo? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker