Berat Buzhala: A e dini, popull si vidhet shteti nga Kurti, Bislimi, Nagipi, Dejona…?

Sot, Lirim Mehmetaj ka publikuar me se vendimet për tenderë me vlerë qindra miliona euro janë marrë në një grup të WhatsApp-it, ku se marrin pjesë Albin Kurti, Besnik Bislimi, Nagipi, Dejona dhe një farë Miloti (nuk dihet kush hamamin është saktësisht ky person).
Shkruan: Berat Buzhala
Në atë grup Besnik Bislimi i paska thënë drejtorit të KEK-ut t’ia japë tenderin një kompanie që nuk i ka plotësuar kushtet, me arsyen se gjoja në këtë mënyrë do të kurseheshin 20 milionë euro. Fjala është për një tender shumë të madh, konkretisht për remontin e bllokut të pestë të Termocentralit Kosova A.
Më pas, blloku i pestë i termocentralit u ndal, kinse për remont, dhe kësaj kompanie, e sugjeruar nga Besnik Bislimi, iu kërkua të “fillonte punën”. Mirëpo, ajo nuk e nisi punën në kohë; madje, sipas pretendimeve, nuk e nisi fare. Si pasojë, ndërkohë që supozohej të kurseheshin 20 milionë euro, Kosova humbi 37 milionë euro, sepse Blloku i 5-të, i cili prodhon rreth 500 mijë euro energji elektrike në ditë, qëndroi i fikur.
Kur zyrtarët e KEK-ut u përpoqën të arkëtonin shumën e dëmit për shkak të moskryerjes së punës, rezultoi se garancioni i paraqitur nga kompania ishte i falsifikuar. Prandaj, nuk arritën dot as t’i merrnin paratë e dëmit. Thuhet se pas kësaj kompanie “zvicerane” qëndron një komandant i afërt me qeverinë.
Besnik Bislimi, i cilësuar si personi kryesor pranë Kurtit, duhet me perfundu pas grilave, herët ose vonë, pasi ai qëndron prapa çdo afere të këtij pushteti.
Lajmet Berat Buzhala: A e dini, popull si vidhet shteti nga Kurti, Bislimi, Nagipi, Dejona…? >> Rahoveci INFO.