“Beogradi me skenar destabilizimi”/ Vjosa Osmani injoron masat e Vuçiç: S’kanë asnjë rëndësi për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se kërkesat dhe masat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç nuk kanë asnjë rëndësi për Kosovën dhe se qëllimi i tij është destabilizimi i rajonit.

E para e vendit, tha se Vuçiç po tenton t’i hedh hi syve aleatëve ndërkombëtarë me kërkesa për ri integrimin e komunitetit serb në Kosovë. Mirëpo, Osmani tha se qëllimi kryesor ti tij është destabilizimi i vendit.

“Vuçiç duhet të kuptojë një herë e përgjithmonë se Kosova është vend sovran dhe pavarur, me institucione legjitime dhe demokratike të cilat marrin vendime për të gjithë qytetarët dhe çdo cep të Kosovës. Kërkesat e një presidenti të një shteti tjetër të cilat nuk bëhen në mirëbesim dhe nuk e kanë asnjëherë prioritet interesin e qytetarëve, por vetëm e vetëm interesat destabilizuese të Serbisë s’kanë rëndësi për Kosovën. Për më tepër unë jam e bindur se presidenti serb nuk është i interesuar që të realizohen ato që ai i paraqiti si kërkesa. Ai nuk është i interesuar në rikthimin e serbëve në institucione të Republikës së Kosovës. Unë jam e bindur se kur Vuçiç flet për rikthimin e serbëve në polici, gjyqësi, parlamentar dhe të tjera ai në fakt po i prezanton këto si fjalë e retorikë për të hequr vëmendjen e botës demokratike nga ajo që po ngjanë në të vërtetë. Që janë përpjekjet e tij të qeverisë së tij, ushtrisë së tij në trajtimin e vazhdueshëm të forcave paramilitare që kanë qëllim vetëm dhunën… Në asnjë moment nuk e besoj se Vuçiç është interesuar që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës”, tha ajo

Megjithatë, Osmani tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë në lidhje që të gjithë qytetarët e nacionalitetit serb në Kosovë në përputhje me procedurat e ligjshme të jenë në të gjitha institucionet e Kosovës.

Lajmet “Beogradi me skenar destabilizimi”/ Vjosa Osmani injoron masat e Vuçiç: S’kanë asnjë rëndësi për Kosovën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>