Benzema do të pensionohet nga futbolli aktiv?

Legjenda e Real Madridit, Karim Benzema, është duke e menduar pensionimin nga futbolli aktiv, pas përfundimit të këtij edicioni. Kështu ka raportuar të hënën “Daily Mail”.

Mësohet se Benzema pas përfundimit të karrierës si futbollist do të bëhet ambasador i klubit të Real Madridit.

36-vjeçari Benzema është pjesë e klubit nga Arabia Saudite, Al-Ittihad.

Ai te klubi arab u transferua verën e kaluar nga Reali si futbollist i lirë.

Këtë edicion në 11 ndeshje të luajtura ka realizuar dhjetë gola dhe ka bërë tri asistime.

Benzema tek Al-Ittihadi është bashkëlojtar me mbrojtësin e Shqipërisë, Mario Mitaj.

Francezi ka bërë karrierë të bujshme te “Los Blancos”.

Pjesë e Realit ishte për 14-të edicione.

Ka luajtur në 648 ndeshje dhe ka kontribuar me 354 gola dhe 165 asistime. Ka të fituar 25 trofe.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker