Bentancur bie pa ndjenja, kjo është gjendja e tij

Mesfushori i Tottenhamit, Rodrigo Bentancur, është larguar me barelë pas vetëm gjashtë minutave lojë në gjysmëfinalen e parë të “Carabao Cup” ndaj Liverpoolit.

Uruguaiani 27-vjeçar tentoi ta godiste me kokë një top, por më pas ra në tokë dhe humbi vetëdijen, shkruan BBC.

Stafi mjekësor ia dha ndihmën në fushë për afro nëntë minuta dhe e shoqëroi atë jashtë fushës me oksigjen, para se ai të zëvendësohej nga sulmuesi Brennan Johnson.

Më vonë u konfirmua se ai është i vetëdijshëm dhe ka folur, shkruan “BBC” të mërkurën në mbrëmje.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker