Benedikti XVI Joseph Ratzinger dhe papnia e tij

Papnia e Benediktit XVI mund të shikohet në këndvështrime të ndryshme, nga pika të ndryshme vrojtimi, nga profile të ndryshme. Të mendojmë, për shembull, për fjalimet e tij në audiencat e përgjithshme, për fjalimet drejtuar të rinjve, fëmijëve, familjeve, e drejtuesve të popujve e të kombeve të botës. Mund të themi se fjalimet e Benediktit XVI janë të dala nga thellësia i zemrës, duke pasur mirë parasysh që Papa Ratzinger ka pohuar se detyra e tij ishte të mbronte fenë e njerëzve në Zotin.

R.SH. / Vatikan

Nga tiparet e karakterit të Papës Joseph Ratzinger që më shumë bënë e vazhdojnë të bëjnë përshtypje sigurisht janë përzemërsia e tij, butësia e tij, respekti i tij për çdo njeri, aftësia për të dëgjuar e për të vlerësuar çdo njeri: jo vetëm bashkëpunëtorët e vet më të ngushtë, jo vetëm ata që kanë jetuar pranë tij për shumë vjet, por edhe ata njerëz që, gjatë audiencave e rasteve të ndryshme, e përshëndeten vetëm për një çast.

Papa Benedikti XVI dëgjoi çdo njeri dhe për secilin pati një fjalë të veçantë në çastin e përshtatshëm, si të ishte mik i tij i vërtetë. Pastaj Benediktit XVI nga terheqja e tij e jetoi papninë e tij në tërheqje dhe në lutje, për 10-të vjet, pasi kaloi edhe një periudhë të veçantë të jetës së tij pranë Krishtit të Kryqëzuar, siç u shpreh ai vet gjatë audiencës së fundit të përgjithshme të Papnisë së tij. Për këto gati 8-të vjet papnie të Joseph Ratzinger mund të thuhet shumëçka.

Papnia e Benediktit XVI mund të shikohet në këndvështrime të ndryshme, nga pika të ndryshme vrojtimi, nga profile të ndryshme. Të mendojmë, për shembull, për fjalimet e tij në audiencat e përgjithshme, për fjalimet drejtuar të rinjve, fëmijëve, familjeve, e drejtuesve të popujve e të kombeve të botës. Mund të themi se fjalimet e Benediktit XVI janë të dala nga thellësia i zemrës, duke pasur mirë parasysh që Papa Ratzinger ka pohuar se detyra e tij ishte të mbronte fenë e njerëzve në Zotin. E ai vijon ta kryente këtë mision deri në fund të shkurtit të kaluar, posaçërisht me njerëzit që e kanë zemrën të pastër e vullnetin e mirë, me ata që e kanë zemrën të thjeshtë, duke u prirë drejt takimit me Krishtin, që është çelësi i shndërrimit të jetës sonë.

Pastaj papnia e Benediktit XVI mund të shikohet edhe nga një këndvështrim tjetër – për shembull duke u nisur nga shtegtimet e tij apostolike baritore italiane e posaçërisht ato ndërkombëtare. Kujtojmë shtegtimin e fundit në Meksikë e në Kubë, e kujtojmë akoma vizitat tjera apostolike, me reflektimin mbi vlerën e pranisë së Zotit në jetën personale të njeriut e në përmasën shoqërore, kaq vendimtare për historisë njerëzore. Në shtegtimet apostolike të Benediktit XVI, spikati dialogu i madh ndërkulturor e ndërfetar dhe gatishmëria shembullore për t’i takuar të gjithë, për t’i kuptuar të gjithë, për t’u njohur nga afër me ndjenjat më të larta të çdo njeriu, të çdo bashkësie, të çdo kombi dhe të çdo grupi fetar e kulturor. Mendojmë se këto janë mesazhe të vazhdueshme, themelore që na përcjell Papa Ratzinger Benedikti XVI edhe tani që është tërhequr në lutje e meditim, frytet e papnisë së tij të jashtëzakonshme do t’i shohim gjatë papnisë Atit të Shenjtë Françesku Bergoglio.

Prandaj, sot në pragun e lamtumirës së Benediktit XVI, në radhë të parë lutemi për shpirtin e tij, lutemi të ketë Jetën e Amshuar në Zotin e Jetës, të ketë hirin dhe ngushëllimin e Shpirtit Shenjt Zot. E urojmë që shembulli, dëshmia e mësimet e tij atërore prej Bariu të butë e të patundur të mos harrohen nga njerëzit, që mesazhet e tij ungjillore të kuptohen e të zbatohen prej njerëzve të çdo kombi, feje e kulture. Të kuptohet e kujtohet se Papa Benedikti XVI e shoqëroi çdo person, çdo bashkësi njerëzore në shtegtimin për t’i dhënë kuptim jetës dhe për t’u takuar me Jezu Krishtin e Gjallë, që është Udha, e Vërteta dhe Jeta! Ky qe misioni e ky është testamenti tij për Kishën të cilën e deshi, së cilës i shërbeu deri në fund.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!