Belinda Balluku zbulon grup të strukturuar kriminal në Ujësjellësin e Vlorës: Do shkoni në SPAK!

Më një kohë kur kreu i SPAK është ankuar se gjithnjë e më pak kallëzime vijnë nga institucionet publike në drejtim të Prokurorisë së Posaçme, ka qenë zv. kryeministrja e cila sot ka paralajmëruar se ka gati dosjen për një grup të strukturuar kriminal në Ujësjellës kanalizime Vlorë

“Dosjen do ta çoj në SPAK”, u tha ajo.

Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku, ka mbajtur këtë të premte një takim me punonjësit e ujësjellës-kanalizimeve në qytetin e Vlorës.

Në fjalën e saj të ashpër Balluku ka parlajmëruar zero tolerancë për punonjësit në këtë institucion, ku theksoi se do të çohen përpara drejtësisë të gjithë ata që abuzojnë me detyrën.

Balluku shtoi se ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve në qytetin e Vlorës është përfshirë në një aferë korruptive.

Ajo ka shtuar se çdo person që është përfshirë në këtë skemë do të kallëzohet në SPAK dhe do të ndiqet penalisht.

Ajo thotë se ka një përmirësim të të ardhurave, përmirësimin e humbjeve të ujit të pijshëm në rrjet nga Bashkitë e tjera, përveç Vlorës.

“Sot kemi një përmirësim nivelesh të të ardhurave, kemi përmirësimin e humbjeve të ujit të pijshëm në rrjet.

E vetmja ndërmarrje që ka një problem është ajo e Vlorës, por që të abuzohet në kurriz të qytetarëve të Vlorës, kjo është diçka që ju duhet ta dini zyrtarisht, kjo nuk është një çështjet që do lihet në sirtarë, por do ndiqet ligjërisht për të gjithë të përfshirët.

Kjo është detyra ime personale dhe stafit të Ministrisë dhe do t’i shkohet deri në fund. Do çoj dosjen në SPAK. Kemi dy muaj që i kemi shkuar deri në rrënjët e fundit, deri aty ku është ngjizur kjo skemë. Dosjet janë gati”, tha Balluku.

Një mesazh e ka pasur për punonjës, që i quajti një grup të strukturuar kriminal.

“I keni hyrë detit në këmbë. I ka rënë në qafë popullit të Vlorës, bizneseve, pensionistëve të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë dhe për këtë do përgjigjeni të gjithë. Ky është grup i strukturuar, i cili ka vepruar në bashkërendim të plotë në kurriz shqiptar dhe në kurriz të popullit të Vlorës. Sot UKV është në risk për të mos ofruar dot shërbime në kulm të sezonit”, tha ajo.

Në fund, paralajmërimin e mbylli duke ua bërë të qartë të gjithëve, “Zero tolerancë për këdo që abuzon me detyrën”.

Lajmet Belinda Balluku zbulon grup të strukturuar kriminal në Ujësjellësin e Vlorës: Do shkoni në SPAK! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>