Beleri flet nga burgu: Zgjedhja ime eurodeputet është meritë e Edi Ramës

Në një intervistë telefonike nga burgu, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri tha se zgjedhja e tij si eurodeputet, është në një farë mënyre edhe meritë e kryeministrit Rama.

Beleri u shpreh se nëse nuk do ishte dënuar në Shqipëri, nuk do ishte bërë i njohur në Greqi dhe nuk do ishte zgjedhur eurodeputet, ndaj ndonëse pa dashur kryeministri Rama ka meritë në zgjedhjen e tij.

“Ishte një fitore e madhe e demokracisë, e dritës mbi errësirën, populli grek më nderoi. Mitsotakis bëri gjysmën e punë, gjysmën tjetër e bëri populli grek që më votoi. Nëse nuk do isha dënuar, duke kaluar 1 vit këtë peripeci nuk do isha bërë i njohur në Greqi dhe nuk do isha votuar. Nuk ishte qëllimi im, pa dashur Edi Rama ka ndihmuar”, tha Beleri.

Sipas tij, me votën e vet populli grek vuri në vend një padrejtësi pasi nuk mund të tolerojë shkeljen e shtetit të së drejtës.

“Për popullin grek shteti ligjor është i padiskutueshëm, që një njeri të mbahet në burg një vit, t’i vidhet mandati, në demokraci s’mund të ndodhë që të merret pushteti në tavolinë me një çështje të stisur nga fillimi në fund. Këto për shoqërinë greke janë të patolerueshme, këtu ishin disa vendime të mirëorkestruara për të mos lejuar të marr bashkinë. Populli grek me votën e vet vendosi në vend një padrejtësi”, u shpreh Beleri për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.

Lajmet Beleri flet nga burgu: Zgjedhja ime eurodeputet është meritë e Edi Ramës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>