Bekir Gërguri emërohet si U.d i Kryeshefit të KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Bekir Gërguri është emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj ndërmarrje.

Gërguri ka pranuar detyrat dhe autorizimet e plota për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK sh.a. Ndërkohë, Ramadan Budakova është emëruar në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre).

“…njëkohësisht z. Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij te cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre)”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Emërohet kryeshefi ekzekutiv dhe zv. kryeshefi ekzekutiv i KEK .sh.a.

Bordi i Drejtorëve (BiD) KEK sh.a. është̈ i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike. Lidhur me këtë, në mbledhjen e mbajtur dje me datë: 21.02.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës.

Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a njofton se në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) në Korporatën Energetike të Kosovës është emëruar z. Bekir Gërguri. Sot, gjatë ceremonisë së pranim dorëzimit, z. Gërguri ka pranuar detyrat dhe autorizimet e plota për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK sh.a.  

Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. gjithashtu ka emëruar z. Ramadan Budakova në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) dhe njëkohësisht z. Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij te cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre).

Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. duke ju  uruar suksese në detyrat dhe përgjegjësitë e reja z. Gërguri dhe z. Budakova, ka falënderuar edhe z. Kabashi për angazhimin e tij të deritanishëm.

Departamenti për Marrëdhënie

me Publikun dhe Komunitete

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

Lajmet Bekir Gërguri emërohet si U.d i Kryeshefit të KEK-ut >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>