Bekim Haxhiu: Qeveria Kurti është dorëzuar përballë Vuçiqit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka folur për gjendjen në veri duke thënë se tash e 12 ditë ndodhen të izoluar zyrtarë policorë të Kosovës të cilët janë në mbrojtje të sovranitetit.

Sipas tij, një situatë e tensionuar, në veriun e barrikaduar, tashmë jashtë kontrollit shtetëror, po ndikon në shëndetin dhe psikozën e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë.

Ai shtoi se Qeveria Kurti “është dorëzuar përball Vuçiqit i cili ka paralizuar funksionimin e institucioneve shtetërore të Kosovës në veri, dhe Qeveria sillet me papërgjegjësi ndaj ndërhyrjes brutale të Serbisë duke cenuar kështu sovranitetin dhe integritetin e Kosovës”.

“Për ta mbrojtur atë duhet vendosmëri dhe fuqi për zbatimin e Kushtetutës dhe sovranitetit të shtetit. Për policët me gjendje të përkeqësuar shëndetësore rreth 9 prej tyre, ende asnjë veprim dhe llogaridhënie nga ana e Qeverisë. Çdo minutë, orë e kaluar për policët e ngujuar, izoluar në kufi të veriut është rrezikim i shëndetit dhe jetës së tyre”, shkroi ai në Facebook.

“Qeveria duhet sa më parë të gjej zgjidhje për situatën e krijuar në veri të vendit. A ka kryeministër dhe sovranitet ky vend?”, pyeti ai në fund të postimit.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!