Bekim Haxhiu: Pantiqi në arrest shtëpiak, pjesëtari i FSK-së në burg – krejt dhe drejt

Haxhiu: Pantiqi në arrest shtëpiak, pjesëtari i FSK-së në burg – krejt dhe drejt.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka komentuar vendimin e gjykatës për t’ia caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, i cili dyshohet se i plagosi dy të rinj serbë të premtën në Shtërpcë.

Ai e krahasoi këtë vendim me vendimin për lirimin në arrest shtëpiak të Dejan Pantiq, ish-policit serb të Policisë së Kosovës, i dyshuar për sulm terrorist ndaj institucioneve.

“Ish-policit Dejan Pantiq që akuzohet se plagosi policin e Kosovës, iu caktua masa arrest shtepiak. Azem Kurtaj pjesëtar i FSK-së akuzohet se plagosi dy qytetarë serbë, i caktohet masa e arrestit me burg. Krejt dhe drejt Barazi dhe drejtësi”, ka shkruar Haxhiu në një postim.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!