Beka: Ka mungesë të zjarrfikësve, mosha mesatare është 50 vjeç

Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, ka folur për zjarret që kohëve të fundit po shpeshtohen në vendin tonë, ndërsa ka akuzuar institucionet që nuk po lejojnë marrjen e zjarrfikësve të rinj.

Ai tha se shkaktarë të zjarrit janë faktorë të ndryshëm. Përveç faktorit njeri, janë edhe një varg faktorësh të tjerë, nga dukuritë natyrore, teknologjia, elektriciteti, etj.

Beka foli për rastet e shkaktimit të zjarrit ditë më parë, por edhe sot, ku një objekt është përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, në afërsi të rrethit të Lipjanit, që sipas tij, ende nuk kanë filluar hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit, ngase, shtoi ai, ende nuk ka arritur të bëhet fikja e tërësishme e zjarrit.

Beka u shpreh kritik ndaj institucioneve shtetërore në rritjen e kapaciteteve të zjarrfikësve, ngase, sipas tij, inspektorë të parandalimit të zjarrit janë në minimum, duke shtuar se disa komuna nuk kanë fare inspektorë të tillë.

“Mungojnë edhe masat të cilat janë obligative që t’i kemi si masë preventive, duke filluar prej qasjes të automjeteve deri te objekti, mandej furnizimi me ujë, pajisja për fikjen e zjarrit, trajnimi i ekipit të zjarrfikësve”, tha Beka në RTK.

Ai potencoi se ndjehet mungesa e zjarrfikësve, të cilët janë të pakët në numër.

Beka tha më tej se përveç Prizrenit, të tjera komuna nuk kanë pranuar zjarrfikës të rinj, duke shtuar se ky shërbim duhet të fuqizohet, derisa vuri në dukje se mosha mesatare e tyre është 50 vjeç.

Lajmet Beka: Ka mungesë të zjarrfikësve, mosha mesatare është 50 vjeç >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>