Bëhuni gati, ja kur pritet të bie borë në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot në Kosovë, pritet të bie borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot me riga lokale shiu dhe me borë.

“Mot kryesisht i vranët, pasdite vranësirat do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për riga lokale shiu. Do të ketë rënie të temperaturave minimale dhe në mbrëmje rigat e shiut parashihen të shendrrohen në fjolla bore, ndërsa në viset malore parashihet të ketë vetem reshje bore.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Më poshtë mund të lexoni motin për pesë ditët e ardhshme:

Parashikimi i Motit për pesë ditë (9 – 13 janar 2023)!

Të hënën – Mot kryesisht i vranët, pasdite vranësirat do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për riga lokale shiu. Do të ketë rënie të temperaturave minimale dhe në mbrëmje rigat e shiut parashihen të shendrrohen në fjolla bore, ndërsa në viset malore parashihet të ketë vetem reshje bore.

Të martën – Mot kryesisht i vranët, pasdite me riga shiu. Temperaturat minimale do të rriten mbi zero, ndërsa maksimalet mbeten konstante.

Të mërkurën – Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe reshje bore.

Të ejtën – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat mbeten tipike dimërore, me vlera të ulëta në të dy ekstremet.

Të premten – Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Nuk parashihen ndryshime në fushat termike. Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë dhe lokalisht mesatere deri e fortë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!