Behrami: Insistimi për Haxhiun nuk është degradim vetëm për Kosovën, por edhe për VV-në

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm konfirmoi se Albulena Haxhiu do të mbetet kandidate e tyre për kryetare të Kuvendit.

Ndaj, kësaj deklarate ka reaguar deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka vlerësuar se insistimi i Vetëvendosjes që vetëm Albulena Haxhiun të zgjidhet kryetare të Kuvendit nuk është degradim vetëm për Kosovën.

Behrami ka deklaruar se një insistim i tillë është degradim edhe për vetë VV-në.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PDK-së ka thënë se VV-ja ka figura më unifikuese.

“Insistimi për Albulena Haxhiun nuk është degradim vetëm për Kosovën, por edhe për vetë VV-në. Paramendo, nga një figurë si Glauk Konjufca, që gëzon deri diku mbështetje popullore, të një pjese të opozitës dhe shoqërisë civile, VV-ja insiston në një figurë përçarëse dhe izolacioniste, siç është Albulena. Çfarë degradimi!”, ka shkruar Behrami. /Rahoveci INFO

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker