Begaj uron kryeministrin e Australisë, Albanese për mandatin e dytë: Krenarë për udhëheqësin me rrënjë arbëreshe
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot kryeministrin e Australisë, Antony Albanese, pas fitores së tij për një mandat të dytë.
Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj shprehet:
“Urime Kryeministër Antonio Albanese për rizgjedhjen tuaj. Teksa Shqipëria dhe Australia gëzojnë marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore, jemi krenarë të shohim një udhëheqës me rrënjë arbëreshe në krye të një vendi të madh dhe njërit prej partnerëve tanë. Urojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë të thellohet në vitet në vijim.”
Shqipëria dhe Australia kanë ndërtuar ndër vite marrëdhënie të qëndrueshme bashkëpunimi në fusha të ndryshme, ndërsa prania e komunitetit shqiptar në Australi ka shërbyer si një urë lidhëse midis dy vendeve.
Congratulations PM Antonio Albanese @AlboMP on your re-election.
As Albania and Australia enjoy warm and friendly relations, we are proud to see a leader of Arbëresh roots guiding a great country and one of our partners.
May our cooperation continue to deepen in the years…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) May 4, 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në urimin ka thënë se pret me padurim që të vazhdojë punën për t’i thelluar lidhjet e ngushta mes dy vendeve në vitet në vijim.
“Kosova e vlerëson shumë miqësinë e saj të qëndrueshme me Australinë, e cila bazohet në angazhimet tona të përbashkëta për liri dhe demokraci. Pres me padurim ta vazhdojmë punën tonë së bashku për t’i thelluar lidhjet e ngushta midis vendeve tona në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
Congratulations to Prime Minister @AlboMP on his electoral victory.
Kosovo greatly values its enduring friendship with Australia, rooted in our shared commitment to freedom and democracy. I look forward to continuing our work together to deepen the close ties between our… pic.twitter.com/llIB3HCAzN
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 4, 2025
Albanese, ka siguruar mandatin e dytë trevjeçar, duke u bërë kështu udhëheqësi i parë në dy dekadat e fundit që arrin dy fitore radhazi. Zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura të shtunën u dominuan nga kriza e kostos së jetesës, por përfunduan me rikthim të fuqishëm për të majtët.