Begaj takon Kamberin, e siguron se shqiptarët e Luginës e kanë mbështetjen e Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Begaj thotë se me Kamberin kanë diskutuar për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës.
Begaj poashtu njoftoi se Kamberin e ka siguruar se ai, qeveria dhe institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Me Shaip Kamberin, deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi. Diskutuam për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët në këtë trevë. E sigurova se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, qeveria dhe institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar i pari i shtetit shqiptar.
Me Shaip Kamberin, deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi.
Diskutuam për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët në këtë trevë.
E sigurova se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, qeveria dhe institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së… pic.twitter.com/UoxffQBRHt
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 12, 2024