Begaj niset sot drejt Bosnje Hercegovinës, pritet me nderime ushtarake

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bosnje Hercegovinë të martën dhe të mërkurën, më 22 dhe 23 tetor.

Para Presidencës së BeH-së është planifikuar një pritje ceremoniale me nderime ushtarake, e cila do të pasohet nga një takim tete-a-tete i anëtarëve të Presidencës së BeH me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Begaj.
Pas takimit janë planifikuar deklarata për shtyp.

Janë planifikuar edhe takime të presidentit Begaj me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krishto dhe anëtarët e kolegjiumit të të dy dhomave të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker