Begaj ia kërkon presidentes moldave njohjen e Kosovës dhe mbështetjen për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, të cilës ia ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Begaj shkroi se i ka kërkuar homologes së tij edhe mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
“Kam kërkuar rishqyrtim për njohjen dhe mbështetjen e Kosovës për anëtarësimin e saj ndërkombëtar”, shkroi Begaj në platformën “X”.
Ai ka shprehur mirënjohjen edhe për “kontributin e Moldavisë në KFOR”.
Gjatë takimit, Begaj tha se rikonfirmoi “mbështetjen e Shqipërisë për rrugën e Moldavisë në BE”.
Lajmet Begaj ia kërkon presidentes moldave njohjen e Kosovës dhe mbështetjen për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare >> Rahoveci INFO.