Begaj dekreton datën, në 4 gusht zgjedhjet për bashkinë e Himarës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekreton zgjedhjet për kryetar bashkie në bashkinë Himarë.

“Sot, Këshilli i Ministrave njoftoi zyrtarisht Presidentin e Republikës për vakancën e krijuar në bashkinë Himarë për shkak të konstatimit të pavlefshmërisë së mandatit të fituar nga z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri dhe kërkoi caktimin e datës së zgjedhjeve, brenda afateve që përcakton Kodi Zgjedhor.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë është gjendur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kushtet e pavlefshmërisë së mandatit, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj thirri në konsultë z. Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve për t’u informuar lidhur me kapacitetet dhe gadishmërinë e institucionit menaxhues të zgjedhjeve, për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë bashki, brenda kornizës kalendarike të Kodit Zgjedhor”, njofton Presidenca.

Më herët, KQZ i ndërpreu mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit, i cili fitoi zgjedhjet e 14 majit përballë Gjergji Goros. Beleri u arrestua mbrëmjen e 12 majit me akuzën e blerjes së votave dhe u dënua nga GJKKO me 2 vite burg.

Lajmet Begaj dekreton datën, në 4 gusht zgjedhjet për bashkinë e Himarës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>