BE-ja në pritje të krijimit të Qeverisë së re për vazhdimin e dialogut

Bashkimi Evropian është në pritje të krijimit të institucioneve të reja në Kosovë për të rinisur procesin e dialogut. Zëdhënësja e BE-së Anitta Hipper në një konferencë për gazetarë tha se aktualisht i dërguari i ri i BE-së për dialogun, Peter Sorensen, është angazhuar aktivisht me bashkëbiseduesit dhe me partnerët për rrugën përpara. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se Kosova nuk e ka luksin që ta zvarris krijimin e institucioneve të reja. Sipas tyre, bashkësia ndërkombëtare mund të marrë vendime edhe pa qenë Kosova e pranishme në tryezë.
Bashkësia ndërkombëtare po mbanë vëmendjen kah Kosova në pritje të formimit të institucioneve të Qeverisë dhe Kuvendit. Zyrtarët e SHBA-së, NATO-s dhe BE-së thonë se Kosovën e presin angazhime në raport me obligimet ndërkombëtare me theks të veçant zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga procesi i dialogut në Bruksel.
Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper tha se vazhdimi i dialogut është prioritet për Bashkimin Evropian.
“Aktualisht i dërguari i ri i BE-së për dialogun, Peter Sorensen, është angazhuar aktivisht me bashkëbiseduesit dhe me partnerët për rrugën përpara. Për ne ky është qëndrim kyç dhe prioritet i Përfaqësuesit të Lartë sa i përket dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Sa i përket dialogut Përfaqësuesi i Lartë gjithashtu do të ketë takim me të dërguarin e posaçëm të BE-së për të diskutuar për rrugën përpara”, tha Hipper.
Një ditë më parë shefja e Politikës së Jashtme, Kaja Kallas ndërkaq tha se do të bëjnë çmos që ta funksionalizojnë dialogun Kosovë-Serbi.
“Sapo kemi emëruar një përfaqësues të posaçëm për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës. Dhe, unë do të ulem me të në mars, për të parë se si do të vazhdojmë me këtë. Unë vërtet dua të shikoj se si mund ta bëjmë këtë funksional”, tha Kallas.
Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, vlerëson se thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për formimin e institucioneve të reja të Kosovës pa vonesa është për shkak se po kërkohet zbatimi i obligimeve të marrëveshjeve të Brukselit.
“Siç shohim deri tani partnerët tonë janë të interesuar që të kemi sa më shpejtë Kuvendin e konsoliduar dhe Qeverinë e re të konsoliduar që për ta është më rendësi që sa më shpejtë të fillojë implementimi i pjesëve të marrëveshjes së vitit 2023 me kryeministrit Kurit dhe presidentit Vuçiq. Pra ata po kërkojnë që sa më shpejtë të nis implementimi i pikave të marrëveshjes”, tha Prenkaj.
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shemsi Jashari, vlerëson se raportet e Qeverisë Kurti me bashkësinë ndërkombëtare janë të cenuara kjo sipas tij është konfirmuar edhe nga zyrtarët SHBA-së. Sipas tij, Kosova mund të ketë pasoja afatgjate nëse nuk ndërmerren hapa të shpejtë për krijimin e institucioneve pas certifikimit të zgjedhjeve.
“Çdo vonesë në krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve shkaktojë pasoja afatgjata duke përjashtuar vetëm për të qenë pjesë e tryezave ku diskutohet për fatin e Kosovës. Është e domosdoshëm të krijohet Qeveria”, tha Jashari për rtv21.
Edhe ambasadori Prenkaj shprehë drojën se zvarritja e krijimit të institucioneve të reja mund të shkaktoj pasoja për Kosovën për shkak se bashkësia ndërkombëtare mund të marrë vendime pa prezencën e Kosovës.
“Zvarritja nuk i shkon për shtati Kosovës për shkak për shtati Kosovës për shkak të ngjarjeve të shpejta që po ndodhin në Evropë dhe në mbarë globin. Një Kosovë pa institucione mund të shkaktoj vendime që mund të vijnë pa hisedarin-pa Kosovën”, tha ai.
Sipas njohësit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Shemsi Jashari, tha se përderisa nuk do të ketë një Qeveri të re nuk mund të ketë as dialog të mirëfilltë.
‘’Me zgjedhjeve të strukturave të reja në Kosovë patjetër se do të ketë një dianikë të re. Nëse e shohim një dinamik të re globale edhe Qeveria e re do të përballet më kërkesat të drejtpërdrejta dhe pamundësi që të zvarritet ky proces”, u shpreh Jashari.
Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se është angazhuar për vazhdimin e dialogut në Bruksel. Sorensen tha se është duke vazhduar takimet me zyrtarët në Paris dhe Berlin për mundësitë e avancimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë./RTV21/21Media