BE-ja ende s’ka njoftuar për një takim të mundshëm Kurti – Vuçiq

Bashkimi Evropian (BE) vazhdon të insistojë që Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë pikat e dakorduara në Marrëveshjen e Ohrit të vitit të kaluar. Po ashtu, BE në vazhdimësi ka kritikuar palët për progres të kufizuar në këtë drejtim dhe kërkon që takimet mbi këtë çështje të vazhdojnë në Bruksel. Një takim i nivelit të lartë ku do të diskutohej mbi zbatimin është paralajmëruar javë më parë nga BE, por ende s’ka ndodhur e madje as s’është caktuar.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë Express se për një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq do të njoftojnë me kohë.

“Lidhur me një takim të mundshëm të liderëve të nivelit të lartë, ne do të njoftojmë për të nëse dhe kur të jetë e përshtatshme”, tha shkurt Stano.

Bashkimi Europian aktualisht po synon që nën ndërmjetësimin e saj të gjendet një zgjidhje lidhur me dinarin serb pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës. Për këtë temë në Bruksel, Kosova dhe Serbia, në nivel teknik, u takuan dy herë, por rundi i takimeve ende s’ka përfunduar meqë s’ka përafrim të palëve.

Më 19 mars, ndërmjetësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, priti kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, në Bruksel. Në njoftimin që takimi do të vazhdonte, Lajçak kishte paralajmëruar se “marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët”.

Në takimin Bislimi-Petkoviq që pasoi më 25 mars, emisari Lajçak njoftoi se palët kishin dhënë propozimet e tyre për çështjen e dinarit dhe se ky takim shërbeu për qartësimin e disa “detajeve të rëndësishme”. Megjithatë, ai tha se diskutimet mes tyre do të vazhdojnë.

“Javën e ardhshme ne ramë dakord të mblidhemi sërish me ambicien për të gjetur një zgjidhje”.

Ende nuk dihet nëse takimi i nivelit të lartë do caktohet pas këtij takimi të paralajmëruar të nivelit teknik, por zëdhënësi Peter Stano javë më parë kishte treguar se për çka do të ftohen Kurti e Vuçiq.

“Zbatimi i marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, sikur edhe kërkesat shtesë për formalizim, kanë nevojë të adresohen nga liderët gjatë takimit të radhës në nivel të lartë, në kuadër të dialogut”, kishte thënë Stano.

BE sot për Gazetën Express ka thënë se Unioni pret që palët të zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes dhe se kjo duhet të bëhet në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Një qëndrim që bie ndesh me atë të Kosovës, e cila insiston që të ketë zbatim të sekuencuar të zotimeve të dhëna në marrëveshje.

“BE-ja vazhdon të presë që të gjitha dispozitat e Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit të zbatohen në mënyrë të përshtatshme, në mirëbesim dhe në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra – për të cilën palët ranë dakord në aneksin e zbatimit në Ohër. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, që është mënyra më konkrete për të siguruar mbrojtjen e komunitetit serb të Kosovës”, tha Stano.

Ai gjithashtu ka thënë se është për keqardhje që përkundër “përpjekjeve të BE-së dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar, deri më tani ka pasë progres shumë të kufizuar si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia në zbatimin e obligimeve që kanë pranuar sipas kësaj marrëveshjeje”.

Lajmet BE-ja ende s’ka njoftuar për një takim të mundshëm Kurti – Vuçiq >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>