BE-ja e kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të grupit të quajtur COREPER, ka arritur marrëveshje për ndryshimin e kornizës negociuese për anëtarësimin e Serbisë, ndryshime të cilat thonë se zbatimi i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, bëhet pjesë përbërse e kapitullit 35 të kësaj kornize.

Në dokumentin e miratuar nga përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare në BE në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, rikujtohet se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen shkurtin e vitit të kaluar në Bruksel dhe më pas në mars në Ohër kanë arritur pajtimin për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Në dokument u tha se zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të jetë pjesë përbërëse e kushtëzimeve në rrugën e të dyja shteteve drejt integrimit në BE. /REL

Lajmet BE-ja e kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>