Baza e armëve në Vlorë, snajperi dyshohet se u përdor për vrasjen e Gëzim Sinomatit

Një depo armatim u zbulua paraditen e 7 marsit në fshatin Babicë të Vlorës. Forcat RENEA dhe Policia e Vlorës mësynë dje në banesë duke zbuluar një bazë armatimesh, ndërsa gjatë aksionit u arrestua 35-vjeçari Luçiano (Albano) Deraj, i cili dyshohet se është i lidhur me grupet kriminale.

Në banesën e mbushur me kamera sigurie përveç 35-vjeçarit, jetonin njerka dhe babai, si edhe gjyshërit.

Ndërkaq Policia e Vlorës ka marrë në pyetje Luçiano (Albano) Derajn, i cili u arrestua të enjten pasi në tavanin e shtëpisë në Babicë iu gjet arsenal armësh.

Ai nuk është treguar bashkëpunues dhe nuk ka dhënë detaje për origjinën e armëve dhe me çfarë grupesh kriminale ka lidhje.

Por burime bëjnë me dije se Deraj bashkëvepronte me disa grupe kriminale në Vlorë, Fier dhe qytete të tjera.

Armët janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë balistike për ekzaminim pasi dyshohet se disa prej tyre të jenë përdorur në disa ngjarje kriminale të kohëve të fundit.

Madje, dyshohet se snajperat e gjetur, njëri prej tyre, mund të jetë përdorur në ekzekutimin e Gëzim Sinomatit, ngjarje kjo e muajit janar të këtij viti.

Në banesë u gjetën disa lloje armatimesh, snajper, pistoleta, qindra fishekë, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi, radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme.

Baza e armatimeve dyshohet se është përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale.

Armët dhe pajisjet e sekuestruara do t’i nënshtrohen një ekspertize teknike, biologjike dhe balistike, për të rënë në gjurmët e personave të tjerë të përfshirë si dhe të verifikohet nëse armët e zjarrit janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Lajmet Baza e armëve në Vlorë, snajperi dyshohet se u përdor për vrasjen e Gëzim Sinomatit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>